Grigels Muçollari: Bashkia Tiranë nën drejtimin e Veliajt ka arritur nivelin më të lartë të korrupsionit

Grigels Muçollari: Bashkia Tiranë nën drejtimin e Veliajt ka arritur nivelin më të lartë të korrupsionit

21:03, 29/03/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ka reaguar në lidhje me arrestimet e fundit në bashkinë e Tiranës të cilat tregojnë se nën drejtimin e Erjon Veliajt, korrupsioni ka arritur majën më të lartë, një rekord i pahasur më parë.

Shkrimi i plotë:

Bashkia e zhytur në paligjshmëri, Veliaj ka humbur të drejtën të qeverisë Tiranën

Arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës tregojnë se nën drejtimin e Erjon Veliajt, korrupsioni ka arritur majën më të lartë, një rekord i pahasur më parë.

Bashkëpunetoret e tij më të ngushtë, drejtuesit kryesorë të Bashkisë doli se kishin hequr dorë nga marrja e rryshfetit në çdo prokurim, dhe nga lakmia e grykesia, vendosen t'i marrin vetë tenderat, duke krijuar një firmë ndertimi. Nga 20 perqind në dore, ata kaluan në marrjen 100 perqind të parave.
Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës janë evidentuar e faktuar edhe zyrtarisht tanimë, nga inceneratori, tek varret, rruget, ujesjellesi, e çdo front ku hidhen fondet publike, të taksapaguesve të kryeqytetit.

Me këtë nivel tronditës hajduterie, Erjon Veliaj do të futet në histori si kryetari i Bashkisë më të korruptuar në vend, e më gjerë. Megjithate, ai serish hesht. Asnjë reagim, dhe asnjë mbajtje pergjegjesie edhe pse sot ndihmesit e tij kryesorë janë në burg.
Paligjshmeria ku është zhytur Bashkia e Tiranës nuk është një çeshtje e brendshme e PS, apo vetjake e dikujt. Por është shqetesim dhe interes i qytetarëve të Tiranës.

Erjon Veliaj dhe ekipi i tij e kanë humbur te drejten për të menaxhuar taksat e qytetareve të Tiranes, e kanë humbur besimin për të lene në duart e tyre buxhetin e pushtetin më të madh në vend, pas atij të Kryeministrit.

Marrim për nje moment në konsideratë argumentin që ka tanime rilindja, kur u plasin skandalet. Supozojmë se Erjon Veliaj s'ka ditur gje, dhe se atij i pelqen futbolli, e ka pasion frutat e embla. Edhe me këtë alibi mjerane, sërish kryebashkiaku del i paaftë për të ushtruar autoriterin e mbikqyrur punët. Dhe si i tillë, s'ka se si të ujdisë gjithë këtë territor e qindra milionë euro buxhet.

Kjo situatë kerkon zgjidhje, jo shtyrje e perkeqësim. Tirana ka nevojë urgjente për drejtues të ri. Qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre kur shohin se çfarë ben Bashkia me paratë që mblidhen nga xhepat e tyre.



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco