Syri TV/ Ambasadori rumun: Integrimi varet nga merita e çdo vendi, zgjedhjet europarlamentare s’kanë ndikim

16:31, 29/03/2024
A+ Aa A-

Procesi  i Integrimit në BE varet vetëm nga ecuria e vendeve kandidate dhe jo nga proceset e brendshme të Unionit.

Kështu deklaroi nga Korça, ambasadori rumun, Oktavian Sherban  i cili theksoi se në rast se ka vonesa, kjo vjen vetëm për shkak të mangësive që kanë shtetet në përmbushjen e detyrave.

Këto deklarata Sherban i dha në përgjigje të interesit të gazetarëve, nëse zgjedhjet europarlamentare të qershorit, do të ndikojnë në zvarritjen e negociatave me BE.

Nga Korca, ambasadori rumun, Oktavian Sherban, deklaroi se procesi i anëtarësimit  në Bashkimin Evriopian varet vetëm nga ecuria e vendeve kandidate.  Gjatë një prononcimi për gazetarët, i pyetur nëse zgjedhjet europarlamentare do të ndikojnë në zvarritjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Union, Shernam deklaroi se vonesat ndodhin vetëm për shkak të mangësive të vendeve  kandidate, dhe nuk duhet ngatërruar me  proceset natyrale sic janë zgjedhjet për Parlamentin  Europian.

Kjo varet shumë nga përgatitja e vendit kandidat, sa shpejt do i kalojë këto etapa që i paraprijnë në procesin e integrimit. Këtu po e sjell edhe njëherë tjetër në vëmendjen tuaj qe procesi i integrimit Europian bazohet në meritat personale të secilit vend kandidat e në qoftë se do ketë ndonjë vonesë përsa i përket çeljes së këtyre kapitujve, nuk do jenë zgjedhjet europarlamentare ato që do ndodhin por nqs do të ketë vonesa këto do i referojë vetëm mangësive të vendit kandidat. Kjo është një gjë shumë e ditur dhe këtë duhet ta pranoj para jush se autoritetet shqiptare janë shumë të përgatitura në shumë drejtime e kapituj.

Dipomati rumun u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke theksuar se ajo duhet ti shërbejë qyteraëve

Reforma në drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarit dhe këtu duhet t’u them se në reformë nuk ka rëndësi numri i prokurorëve ose gjykatësve që ka  Republika e Shqipërisë në këtë moment, sepse ky është një problem i brendshëm. Ajo që mund t’u them unë është që reforma në drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarit dhe anasjelltas qytetari duhet të ketë më shumë besim tek drejtësia.

Sipas ambasadorit Sherben,  që qytetarët të kenë besim në drejtësi dhe administatë,  edhe këto të fundit duhet tu krijojnë atyre besueshmërinë që po punojnë vërtet për ta.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco