Pas revoltës qytetare, Këshilli Bashkiak mbyll dyert për të zgjedhur Kryetarin e ri të Himarës PS synon të vendosë në krye të kësaj bashkie, një nga dy nënkryetarët e saj socialistë, Pervin Gjikurinë ose Blerina Balajn

Pas revoltës qytetare, Këshilli Bashkiak mbyll dyert për të zgjedhur Kryetarin e ri të Himarës

10:58, 29/03/2024
A+ Aa A-

Pas protestave të forta të qytetarëve të Himarës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku pritej të zgjidhej sot, Kryetari i komanduar i kësaj bashkie, mbledhja është vendosur të shtyhet për në orën 12:00 dhe në të do të jenë të ftuar vetëm mediat, jo qytetarët.

Vendimi është marrë nga drejtues të Këshillit Bashkiak që e kanë shpjeguar këtë me trazirën që u shkaktua. Në fakt, qytetarët protestuan kundër pranisë në mbledhje të të dërguarve nga Qeveria, të Blendi Klosit dhe të Vangjel Tavos në një mbledhje ku ishin anëtarët e Këshillit Bashkiak vendor që do të duhej të zgjidhnin një drejtues të ri.

Mazhoranca socialiste synon të vendosë në krye të kësaj bashkie, një nga dy nënkryetarët e saj socialistë, Pervin Gjikurinë ose Blerina Balen dhe jo ndonjë përfaqësues të opozitës, pavarësisht se opozita i ka fituar zgjedhjet në këtë bashki më 14 Maj dhe kryetari fitues nga radhët e minoritetit, Fredi Beleri, u arrestua nga SPAK me prova të manipuluara dhe nuk lejohet të betohet.

SHIKO: 'Të dalin jashtë Klosi dhe Tavo! - Tensione në Himarë në mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të komanduar

LEXO: Himara zgjedh sot 'kryebashkiakun' e ri në detyrë - priten përplasje mes PS dhe opozitës

Në foto: Pervin Gjikuria dhe Blerina Bala

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco