Himara zgjedh sot 'kryebashkiakun' e ri në detyrë - priten përplasje mes PS dhe opozitës

Himara zgjedh sot 'kryebashkiakun' e ri në detyrë - priten përplasje mes PS dhe opozitës

09:53, 29/03/2024
A+ Aa A-

Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet sot për të zgjedhur drejtuesin e ri të bashkisë në kushtet kur kryebashkiaku socialist Jorgo Goro dha dorëheqjen pas arrestimit nga SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh dhe po ashtu, kryetari i zgjedhur fitues nga radhët e opozitës në zgjedhjet e fundit vendore, Fredi Beleri, është arrestuar po nga SPAK.

Gazetari Ermal Rizaj i SYRI TV njoftoi nga Himara se priten debate në mbledhjen e Këshillit ku socialistët kanë shumicën dhe do të kërkojnë të zgjedhin në krye të bashkisë një nga dy nënkryetarët socialistë, Blerina Bala ose Pervin Gjikuria.

Por nga ana tjetër janë këshilltarët e opozitës, të cilët, si fitues të zgjedhjeve të fundit të 14 majit me Fredi Belerin, do të kërkojnë që të votohet një opozitar për të drejtuar bashkinë.

“Janë dy skenarë ditën e sotme, -  theksoi Rizaj, - ku i pari është që mazhoranca socialiste do të kërkojë që një nga dy nënkryetarët të hidhet në votim dhe i dyti, opozita si fituese e zgjedhjeve me z. Beleri që mori 19 vota më shumë, do të kërkojë që një nga anëtarët e opozitës të votohet dhe të zgjidhet si drejtues i bashkisë derisa Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të japë vendimin përfundimtar për z. Beleri.

Nëse Apeli i GJKKO për z. Fredi Beleri do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë do të ketë zgjedhje të reja në bashkinë e Himarës. Por, nëse do të shfuqizohet vendimi i shkallës së parë të GJKKO, z. Beleri betohet si Kryetar i bashkisë së Himarës.

Sot mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, e cila nisr në orën 10:00, do të jetë me dyer të hapura për mediat.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco