Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Debati/ Basha përplaset me ish-Prokurorin për dosjen Xibraka. Beçi: Hetimi nuk është i mbyllur

21:56, 28/03/2024
A+ Aa A-

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i cili ka zhvilluar hetimet paraprake për laboratorin e drogës në Xibrakë në 2014, tha në emisionin “Çim Peka Live” se hetimi për rastin duhej të vazhdonte më tej.

Beçi tha se në ditën e arrestimeve, ditën e parë, nuk më ka dalë emri i Olsi Ramës, por kjo çështje nuk mund të konsiderohet e mbyllur, pasi është pezulluar.

Në emission pati debate mes ish-Prokurorit dhe gazetares Anila Basha, e cila aludoi se prokurorët që ishin të angazhuar në atë kohë ishin të PD-së dhe mund të hetonin dosjen.

“Prokurorët kanë qenë në PD dhe ju jepnin dosjen”, tha gazetarja.

Eugen Beçi tha se letrat dhe hollësitë e dosjes i kanë pasur vetëm dy prokurorët e çështjes: Olsian Çela dhe Edvin Kondili.

Në debatin e zhvilluar, Beçi duke iu përgjigjur gazetares Basha tha: “meqë më thua se i kishte PD prokurorët, unë po të them se kush i kishin letrat”.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco