Xhaferri: Vëllai i Kryeministrit garancia shtetërore e Laboratorit të Kokainës në Xibrakë!

Xhaferri: Vëllai i Kryeministrit garancia shtetërore e Laboratorit të Kokainës në Xibrakë!

19:15, 28/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas fakteve tronditëse të publikuar për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Rama në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Xhaferri ak theksuar se detajet e publikuara sot nga Partia Demokratike janë tronditëse, pasi bazuar në provat e institucioneve të drejtësisë, prova që janë anashkaluar nga besnikët e partisë në sistemin e institucioneve ligjzbatuese,  faktohet se pjesë e grupit ka qenë edhe Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama.

Postimi:

Ngritja e një laboratori kokaine pa garanci në nivele të larta është një mision i pamundur, ndaj nuk ka asnjë dyshim se për laboratorin e kokainës  që u zbulua në Xibrakë të Elbasanit “leja” ishte marrë në qeveri.

 

Por ata që u dhanë besën trafikantëve të drogës, nuk e menduan kurrë se në laboratorin e kokainës në Xibrakë do të mësynin policët dhe prokurorët gjermanë në një operacion special në vitin 2014 dhe do të arrestonin 9 persona mes të cilëve dhe dy ekspertët kolumbianë, që bënin ndarjen e kokainës nga rrobat në laborator dhe Ermal Hoxhën, nipin e ish diktatorit Enver Hoxha.

 

Detajet e publikuara sot nga Partia Demokratike janë tronditëse, pasi bazuar në provat e institucioneve të drejtësisë, prova që janë anashkaluar nga besnikët e partisë në sistemin e institucioneve ligjzbatuese,  faktohet se pjesë e grupit ka qenë edhe Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama.

 

Në të gjithë fashikujt e prokurorisë, Olsi Ramës i referohen si person i paidentifikuar  që takohet me kreun e grupit Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj, anëtar i grupit.

 

Automjetin me targa AA653DM të Olsi Ramës e ka përdorur dhe Genci Xhixha, kreu i grupit kriminal, që u informua në kohë dhe u largua në Shqipëria dhe aktualisht mendohet të jetë strehuar në Amerikën Latine.

 

Nuk ka asnjë dyshim që vëllai i Kryeministrit Edi Rama ka qenë garancia e grupit që ngriti laboratorin e kokainës, ndaj Edi Rama duhet të dorëhiqet dhe bashkë më të vëllanë të dalin përpara drejtësisë.

 

Edi Rama ka krijuar narkoshtetin e parë në Evropë dhe për këtë herët a vonë do përgjigjet edhe përpara qytetarëve të tij dhe përpara drejtësisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco