Olsi te ‘Xibraka’, Çuçi i Ramës propozon komision të posaçëm për të ndalur ‘dizinformimet’

Olsi te ‘Xibraka’, Çuçi i Ramës propozon komision të posaçëm për të ndalur ‘dizinformimet’

18:47, 28/03/2024
A+ Aa A-

Grupi Parlamentar i PS-së i ka propozuar Kryetares së Kuvendit krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili do të ketë në fokusin e tij, atë që socialistët e quajnë si përpjekje institucionale për të luftuar dezinformimin Olsi te dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike.

Propozimi është bërë nga Bledi Çuçi, kreu i Grupit Parlamentar socialist, dhe vjen në një kohë kur sot nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, u publikuan dokumente nga sistemi TIMS, që hedhin dritë mbi implikimin e Olsi Ramës në atë që njihet si dosja e Xibrakës.

Implikimi i Olsi Ramës në Xibrakë është denoncuar vite më parë nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili në denoncime publike shprehej se janë prova dhe fakte që provojnë përfshirjen e vëllait të Edi Ramës në një prej laboratorëve të drogës, bashkë me kolumbianë, që u zbulua falë hetimeve të autoriteteve gjermane.

Ndoshta si pasojë e dekonspirimit të operacionit, duket Olsi Rama arriti të largojë nga territory shqiptar Genc Xhixhon, sikundër përmes dokumenteve të sistemit TIMS-së, të publikuara nga Gazment Bardhi, ata kanë dalë jashtë Shqipërisë 45 minuta para se policia të ndërhynte në Xibrakë.

Dhe në momentin që Bardhi në emër të Grupit të PD-së ka publikuar dokumentet, vjen një propozim nga socialistët, për ngritjen e një komisioni të posaçëm, ku nuk është çudi që edhe ky denoncim të trajtohet si një dezinformim.

Më konkretisht, Bledi Çuçi shprehet se Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile.

Dhe si për ta bërë propozimin në fjalë serioz dhe sa më të besueshëm, Çuçi përmes memorandum dhe detyrime që rrjedhin nga marrëveshjet e firmosura nga Shqipëria.

“Duke u bazuar në angazhimet e Shqipërisë që rrjedhin nga: Memorandumi i Mirëkuptimit i datës 15 shkurt 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së për të adresuar manipulimin e informacionit nga aktorët e shteteve të huaja; Deklarata e Tiranës e 28 shkurtit 2024 e Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore; dhe rekomandimet e BE-së për “vazhdimin e përpjekjeve për mbylljen e hapësirës për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit”,

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t'i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri”, njoftoi Çuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco