Beqaj del nga SPAK, ish ministri ka lexuar 700 fashikujt e dosjes së tij

Beqaj del nga SPAK, ish ministri ka lexuar 700 fashikujt e dosjes së tij

16:50, 28/03/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që është marrë i pandehur për dosjen e Sterilizimit, ka dalë më në fund nga ambientet e SPAK.

Beqaj ka qëndruar për disa orë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, teksa ka lexuar 700 fashikujt e dosjes së tij.

Kjo, pasi Beqaj nuk ka pranuar që të marrë dosjen që SPAK po e bën gati ta dorëzojë në GJKKO.

Avokati i ish-ministrit deklaroi se pagesa prej 1.2 milionë lekësh është faturë e kripur. Ai shtoi se situata është skandaloze dhe absurde. Në dalje nga SPAK, edhe Beqaj mbrojti deklaratat e avokatit.

Beqaj dhe avokatët e tij do të duhet të njihen me aktet dhe e premtja është dita e fundit kur mund të dorëzojnë pretendimet për hetimet e prokurorisë përpara se dosja të paraqitet në GJKKO, për të nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco