VIDEO/ Ish-ambasadori në NATO: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës sot, qartësi strategjike e PD që nga themelimi

12:28, 28/03/2024
A+ Aa A-

Z. Leonard Demi, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH në NATO, ka folur për ‘Reformat kryesore në fushën mbrojtjes’, gjatë aktivitetit të organizuar nga Partia Demokratike në përvjetorin e 15 të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ish-ambasadori Demi theksoi se ‘Europa e sotme ndodhet në kapërcyellin që ndan epokat, pasi lufta imperialiste e Rusisë kundër Ukrainës është një përmbysje historike që ndikon drejtëpërdrejtë në Europë, në rajon dhe në vendin tonë’.

‘Kjo sfidë gjithëeuropiane flet për qartësinë strategjike të PD-së që në themelimin e saj. Shëmbi totalitarizmin politik dhe ideologjik dhe projektoi të ardhmen me bazë vlerat dhe aspiratat tradicionale të popullit tonë për ta bërë Shqipërinë një vend të përparuar europian të lidhur ngushtë me ShBA-të, me Bashkimin Europian dhe me NATO-n’, u shpreh Demi.

Demi: Europa e sotme ndodhet në kapërcyellin që ndan epokat. Lufta imperialiste e Rusisë kundër Ukrainës është një përmbysje historike që ndikon drejtëpërdrejtë në Europë, në rajon dhe në vendin tonë. Kjo sfidë gjithëeuropiane flet për qartësinë strategjike të PD-së që në themelimin e saj. Shëmbi totalitarizmin politik dhe ideologjik dhe projektoi të ardhmen me bazë vlerat dhe aspiratat tradicionale të popullit tonë për ta bërë Shqipërinë një vend të përparuar europian të lidhur ngushtë me ShBA-të, me Bashkimin Europian dhe me NATO-n.

Për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, trashëgiminë, përparimin dhe qytetërimin e popullit tonë të bazuar në parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës, në vjeshtën e vitit 1992, Republika e Shqipërisë mori pjesë në Këshillin e Atlantikur të Veriut dhe kërkoi anëtarësimin në NATO.

Ky vizion, sot në përvjetorin e 15-të të anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, na bën të ndihemi të gjithë krenarë. Ai mbështeti kombin shqiptarë të dalë nga lufta në paqe, nga shpërbërja në zhvillim të qëndrueshëm dhe në një të ardhme euro-atlantike, nëpërmjet ndryshimeve të mëdha politike për ta transformuar vendin në një shoqëri demokratike të drejtuar nga ligji dhe ekonomia e tregut të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco