Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Sterilizimi/ Beqaj 'ngujohet' në SPAK për të lexuar aktet e dosjes kundër tij

11:07, 28/03/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me dije se Beqaj duhet të paguajë 10 milionë lekë, ky i fundit ka refuzuar.

Beqaj duket se ka gjetur një zgjidhje tjetër, ndërsa do të rrijë gjithë ditën në SPAK për të lexuar aktet e dosjes.

Ai vendosi që t’u kërkojë kohë prokurorëve për të lexuar vetë aktet e dosjes. Që prej orës 9:00, prokurorët i kanë vënë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme ku qëndrojnë avokatët, për t’u njohur me të. Ish-ministri i Shëndetësisë është nën akuzë për sterilizimin bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. 

Këto janë akte nënligjore të miratuara nga prokuroria. Secila prokurori dhe gjykatë ka të miratuar faturën për secilin akt dhe procedurë, ndërsa ky është rasti i parë kur një zyrtar refuzon të paguaj një faturë. Beqaj do të ndjekë procedurat ankimuese. Fakti që është një faturë është kaq e lartë, mesa duket bëhet fjalë për një dosje voluminoze.

Edhe avokati i Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj deklaroi se ish-ministri ndodhet ende në SPAK për të lexuar aktet hetimore të dosjes së sterilizimit, me 700 fashikuj, pasi ka refuzuar të paguajë 10 milionë lekë për të disponuar aktet nënligjore të miratuara nga prokuroria.

Sipas avokatit, për momentin kanë lexuar 2 fashikuj dhe kanë 24 orë afat për të ezauruar të gjithë aktet hetimore.

Jemi te fashikulli i dytë, kemi 24 orë afat për ti lexuar. Do qëndrojmë derisa të na lejojnë brenda. Na është kërkuar që për marrjen e akteve duhet të paguajmë secili nga mbi 10 milionë lekë të vjetra. Sot është dita e fundit në dispozicion”, u shpreh avokati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco