Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Xhaferri: Narkoekonomia, rritje importesh nga Amerika Latine dhe holandezët në krye të investimeve të huaja në Shqipëri

Xhaferri: Narkoekonomia, rritje importesh nga Amerika Latine dhe holandezët në krye të investimeve të huaja në Shqipëri

10:53, 28/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri për të pestin vit radhazi. 

Kushdo që ka marrë përsipër misionin e sipërmarrjes dhe kupton nga ekonomia e ka plotësisht të qartë që kjo e dhënë lidhet me rritjen e numrit të kompanive shqiptare që kryejnë import mallrash nga Amerika Latine.

Kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë, por edhe sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti.

Holanda dhe Belgjika janë ndër bazat më të forta të krimit shqiptar në mbarë Evropën.

Ka dyshime të forta se pas këtyre kompanive holandeze fshihen personazhe të botës së krimit që me bekimin e qeverisë Rama pastrojnë paratë e narkotrafikut dhe korrupsionit në ekonominë shqiptare, duke vrarë sipërmarrjen e ndershme dhe meritokracinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco