Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

KAFE SHQETO/ Vota e emigrantëve, Kume: Po diskutohet në nivele vetëm politike dhe jo ligjore

KAFE SHQETO/ Vota e emigrantëve, Kume: Po diskutohet në nivele vetëm politike dhe jo ligjore

10:15, 28/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë ish kreu i KQZ Kristaq Kume. Ai ka komentuar qëndrimin e qeverisë në lidhje me sherbimet ndaj emigrantëve dhe regjitrimin e tyre sidomos për procesin e votimit.

Kristaq Kume: Eshtë vijim i një vendimi të vitit 2016 që bën fjalë se nëse emigrantët nuk regjistrojnë adresën nuk mund të perfitojnë pastaj nga shërbimet.

Problemi mund te trajtohet në dy plane. Plani i parë është plani ligjor, pra se si e trajton legjislacioni ynë këtë çeshtje dhe plani i dytë është ai politik. Deri tani kam përshtypjen se është trajtuar vetëm në planin politik i cili si i tillë nuk ka bazë, nuk mbështet fare tek ajo se çfarë shkruhet ne ligj sot. Në ligj është shkruajtur me vullnetin e të gjithë palëve. Ligjin kam parasysh, kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Në kodin zgjedhor thuhet se: ne qoftë se  nuk ke të regjistruar adresën tënde ne adresarin këtu në Shqipëri, adresë e vendit ku banon, shtepisë ku banon, jashtë vendit nuk mund të kërkosh dhe nuk mund të ushtrosh dot votën nga jashtë territorit të vendit. Është kusht i nevojshëm. Eshte i përcaktuar në kodin zgjedhor si i tillë. Dhe ky është problemi që duhet të diskutojmë. Edhe ata të Diapsorës këtë duhet të diskutojnë për mua. Dhe me sa di unë e kanë diskutuar dhe e kanë kërkuar dhe nuk është ashtu siç tha parafolësi që neve po e denoncojmë tani dhe do vazhdojmë ta denoncojmë. Jo. Unë e di shume mirë që në Kuvendin e Shqipërisë, diaspora, pra këtë përfaqësues të diasporës kanë prurë një projektligji në të cilin kanë kërkuar që të hiqet ky kushtëzim që e bën të pamundur do të thoshja unë votimin nga emigrantët në kuptimin e mundësisë për të votuar ata 1.2 milionë emigratë që neve kemi të shpërndarë në vende të ndryshme të botës.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco