Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

VIDEO/ Berisha: Ne jemi njerëz të kauzave të drejta dhe kauza e drejtë nuk mund të humbasë kurrë

20:20, 27/03/2024
A+ Aa A-

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se demokratët janë njerëz të kauzave të drejta.

Sipas kryetarit të PD-së, kauza e drejtë nuk humbet asnjëherë dhe ajo do të fitojë gjithmonë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Ne jemi njerëz të kauzave të drejta dhe kauza e drejtë nuk mund të humbasë kurrë.

Çdo kauzë e drejtë e humbur është humbje e tmerrshme për luftëtarët e të vërtetave dhe ata nuk mund të jenë kurrë luftëtarë të kauzave të humbura.

Prandaj dhe sot, më shumë se kurrë, duhet të zotohemi të vazhdojmë betejën me mosbindje civile.

Miqtë e mi, dje ne nderuam së bashku një ngjarje të madhe, betejën e guximtarëve, trimave të Kavajës në stadiumin e tyre 34 vite më parë.

Por ju rikujtoj këtu sot se ata guximtarë të vërtetë, 34 vite më parë, u ngritën në stadiumin e tyre me thirrjet: o sot, o kurrë!

Ndaj dhe ne, le të përsërisim veten sot, le t’i përsërisim çdo shqiptari, çdo miku, çdo qytetari, çdo fermeri, çdo të riu, çdo studenti, çdo pensionisti: o sot, o kurrë për shpëtimin e Shqipërisë.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco