Mehdi Malka: Jetojmë një diktaturë perverse, mirë që shemb e vret e pret, por dhe gëzon me fatkeqësinë e tjetrit

19:55, 27/03/2024
A+ Aa A-

Mehdi Malka aktor, pjesëmarrës në tubimin e sotëm në Rrugën e Shpresës, poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, teksa mbajti fjalën e tij, rikujtoi se sot është Dita Ndërkombëtare e Tetatrit, ndonëse ne si popull fatkeq, nuk e kemi më një të tillë.

“Se këtu thonë që po rrëshqet në diktaturë, jo mor njerëz, ne jemi në një diktaturë, madje në një diktaturë perverse.

Një diktaturë persverse, mirë që shemb e vret e pret, por dhe gëzon, gëzon me fatkeqësinë e tjetrit”, shtoi Malka ndër të tjera.

Shqipëria ju meriton, që ju ka juve, unë vazhdoj të kem mendimin tim se kjo drejtësia e re është më e vjetër, se drejtësia e vjetër.

Për mua, dhe unë nuk e diskutoj fare këtë.

Sot është dita ndërkombëtare e Teatrit dhe ne jemi fatkeqë, nuk kemi Teatër se kështu donte ai.

Jemi të vetmit në Europë dhe ndoshta dhe më gjerë, që nuk kemi Teatër Kombëtar, se kështu do kryeministri vendit.

Se këtu thonë që po rrëshqet në diktaturë, jo mor njerëz, ne jemi në një diktaturë, madje në një diktaturë perverse.

Një diktaturë persverse, mirë që shemb e vret e pret, por dhe gëzon, gëzon me fatkeqësinë e tjetrit.

Këtu kam ca zonja këtu para, që mund të më thonë: Si i lajnë shkallët nga poshtë? Apo nga lart? 

Nga  lart sigurisht.

Po ky SPAK pse nuk e fillon nga lart luftën kundër korrupsionit?!

Dhe nga lart është ai. Por e fillon nga poshtë, nga pastruesja, se aty qëndron gjithë korrupsioni sipas tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco