Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Raportuesja për Shqipërinë në PE: Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura, lirinë e medias…

Raportuesja për Shqipërinë në PE: Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura, lirinë e medias…

15:22, 27/03/2024
A+ Aa A-

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos në konferencën për media ka folur në lidhje me sfera të ndryshme të jetës në vendin tonë.

Santos përgëzoi Shqipërinë për rolin e saj në rajon, ndërsa theksoi se procesi i integrimit në BE po shkon mirë.

“Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.

Shumë gjëra shkojnë mirë në progresin e Shqipërisë për në BE. Bashkimi Europian është i hapur dhe nuk përjashton raportet e Tiranës me cilindo partner, edhe Turqia mund të jetë një aleat i Shqipërisë.

Integrimi i pakicave është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po e ruan vendin në sferën globale”, tha ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco