Çuçi informon Reporteren e PE për 'platformën e re të dialogut politik me opozitën'

Çuçi informon Reporteren e PE për 'platformën e re të dialogut politik me opozitën'

11:51, 27/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së,  Bledi Çuçi, ka pasur një takim sot me Reporteren për Shqipërinë në PE, znj. Isabel Santos. Çuçi, në shënimin që publikoi në Fb, njoftoi se e ka vënë në dijeni edhe për platformën e re të dialogut politik me opozitën.

“Prita sot në një takim znj. Isabel Santos, reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, - shkroi Çuçi. - Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave.

E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.  Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane. Ne jemi të përkushtuar të vijojmë me reformat dhe të shfrytëzojmë këtë moment të ri të procesit të zgjerimit të BE.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco