‘Qeveria Rama zero investime në Shkodër’/ Bardh Spahia rendit problematikat: Rilindja uzurpoi bashkinë!

15:22, 26/03/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia ka ngritur shqetësimet emergjente me të cilat po përballet Bashkia e Shkodrës, sidomos pas uzurpimit të saj nga rilindja.

Spahia renditi të gjitha këto emergjenca duke theksuar se qeveria Rama e ka lënë bashkinë e Shkodrës me zero investime për vitin 2024 .

Gjithashtu ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia u ndal edhe te largimet masive nga puna të punënjësve të bashkisë, duke thënë se kjo e rëndon edhe më shumë gjendjen financiare të qindra familjeve shkodrane.

Spahia: Bilanc i një bashkie të shkatërruar tashmë nga një mosvëmendje absurde nga qeverisja qendrore e cila zgjat që nga 2013. Mendohej, pasi ashtu u propagandua sikur do të kishte një ndryshim të madh në qasjen e qeverisjes qendrore dhe të kryeministrit Rama karshi Shkodrës me uzurpimin e asaj bashkie nga rilindja por faktet flasin qartë, vazhdon e njëjta situatë, vazhdon mungesa e plotë e vëmendjes së qeverisë Rama karshi Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Mjafton ti hedhësh një sy buxhetit të shtetit për planifikimet për vitin e ardhshëm, ku Shkodra mbetet e vetmja bashki me zero investime, e cila pothuaj nuk përmendet fare në buxhetin e viti 2024.

Kjo tregon qartë mungesën e plotë të vëmendjes dhe qasjen që ka zgjedhur Rama të përballet me qytetarët e Shkodrës.

Duhet të përmendim modelin tipik rilindas të një propagande absurde dhe të dalë boje ku konsiderohet punë e madhe krasitja e pemëve apo vijzimi i rrugëve.

Është një model tipik ala Erion Veliaj duke u përpjekur të manipulojë mendjet e qytetarëve me shërbime të përditshme rutinë që duhet të ketë një bashki.

Problemet serioze reale me të cilat përballet bashkia e Shkodrës janë krejtësisht të tjera. Janë papunësia ekstreme e cila prej 2013 ka shkuar në pikiatë në të gjithë terroritorin e saj, janë problemet e emigrimit masiv, rreth 6 mijë persona largohen në vit në të gjithë territorin e saj.

Largimi i nxënësve në sistemin parauniversitar ku 1000-1500 nxënës janë më pak çdo vit në këtë sistem.

Problematika të mëdha me rendin dhe sigurinë problematika të jashtëzakonshme për sa i përket bujqësisë i shtohet këtu dhe largimi masiv i punonjësve të bashkisë Shkodër duke e rënduar më shumë bilancin ekonomik të qindra familjeve shkodrane të cilat gjenden në vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco