Xhixho takohet me eurodeputetët gjermanë: Procesi i Berlinit mekanizmi për të zhvilluar rajonin

Xhixho takohet me eurodeputetët gjermanë: Procesi i Berlinit mekanizmi për të zhvilluar rajonin

13:05, 26/03/2024
A+ Aa A-

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho shkruan se është takuar me deputetët e Bundestagut, Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Europiane dhe Thomas Hacker, kryetar i Grupit të Miqësisë, Gjermani- Shqipëri.

Ajo shton se plani i rritjes  6 miliadë euro, i cili synon të mbështesë zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është gjithashtu një mundësi më shumë për rajonin.

Xhixho: Kënaqësi të takoja deputetët e Bundestagut, z. Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Europiane dhe z. Thomas Hacker, kryetar i Grupit të Miqësisë, Gjermani- Shqipëri, të cilëve u shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania i jep vendit tonë. Procesi i Berlinit mbetet mekanizmi i vetëm evropian për të zhvilluar rajonin dhe për ta bërë atë konkurrues me vendet e Bashkimit Europian.

Plani i rritjes  6 miliadë euro, i cili synon të mbështesë zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është gjithashtu një mundësi më shumë për rajonin. Kusht për përfitimin e kësaj mbështetjeje janë reformat e thella që lidhen me bazat e procesit të zgjerimit, si sundimi i ligjit, demokracia, respektimi e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Kjo kërkon që qeveria shqiptare të kryejë reformat e duhura për të përfituar nga ky plan, në të kundërt fondet do të rialokohen për vendet e tjera të rajonit. Shqipëria e ka të qenësishme për qytetarët e saj të përfitojë nga mundësitë që i jepen dhe e ka të domosdoshme nisjen e diskutimeve për grupkapitujt e parë 23-24 të negociatave ku përfshihen drejtësia dhe të drejtat e njeriut. Procesi i integrimit është një proces meritokracie ndaj dhe përgjegjësia e qeverisë është e domosdoshme për kryerjen e reformave në mënyrë që të kemi avancim të procesit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco