Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

'Një student te Historia'/ Berisha: Ja ku e katandisi arsimin Rama e narkoshteti

11:15, 25/03/2024
A+ Aa A-

Aktivisti i njohur Rigels Xhemollari, lektor në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, me një shembull të thjeshtë ka zbuluar të vërtetën dramatike të shkatërrimit të sistemit arsimor në vend gjatë një dekade nga qeveria aktuale.

Fjalët e tij kanë thënë shumë, ndaj kreu i opozitës, Sali Berisha, i ka publikuar ato duke i përmbledhur me një rresht të vetëm: “Ja ku e katandisi arsimin Edi Rama dhe narkoshteti i tij.”

“Në universitetin e Durrësit, - shprehet Xhemollari, -  në degën e Historisë, ka vetëm një student për mësues historie dhe ka 30 pedagogë që i japin mësim, këtij studentit të Historisë, që marrin rrogën për këtë studentin e Historisë dhe nuk e dimë nëse ky student a do të vazhdojë master dhe a do të bëhet mësues apo do të zgjedhë rrugën e emigrimit, që do të thotë se kemi një mungesë të madhe planifikimi përsa i përket degëve të mësuesisë.

Kjo nuk ka ndodhur tani. gabimi ka ndodhur në vitet 2017, 2018 kur u vendosën kritere të forta, kur u bllokuan hallkat që çdo student që nuk kishte mesataren 8 nuk mund të shkonte në Mësuesi dhe çfarë ndodhi?! Iu referuam asaj masatares fiktive të Maturës dhe çfarë ndodhi?! Tashmë është e vështirë ta korrigjojmë në këtë moment. Në kabinetet e ministrave janë njerëz, të cilët bëjnë “share”, bëjnë “like”, bëjnë propagandë dhe nuk e orientojnë ministrin dhe institucionin e tij drejt politikave të duhura arsimore."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco