Lideri i opozitës kërkon kthimin në Kuvend/ Apeli shqyrton sot kërkesën

10:38, 25/03/2024
A+ Aa A-

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot kërkesën për leje të liderit të opozitës, Sali Berisha për të shkuar në Kuvend.

Një muaj më parë, Shkalla e Parë e kësaj gjykate e ka refuzuar këtë kërkesë duke arsyetuar se kryetari demokrat duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Kjo kërkesë ishte rrëzuar më herët edhe nga SPAK.

Avokatët e Berishës argumentojnë se duke qenë se Berisha është deputet, është e drejtë dhe detyrim kushtetues si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Por procesi është zvarritur qëllimisht. Avokatët e Berishës thonë se qëllimi është që të digjet mandati i zotit Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco