Zjarri te urgjenca/ Rama sakrifikon Albana Ficon, drejtoreshën e QSUT

Zjarri te urgjenca/ Rama sakrifikon Albana Ficon, drejtoreshën e QSUT

10:12, 25/03/2024
A+ Aa A-

Qendra Spitalore Universitare (QSUT) ka ndryshuar drejtuesen Albana Fico, e cila e mbante këtë post nga dhjetori i vitit 2021.

Largimi i saj vjen në kohën kur QSUT është përfshirë nga skandali i zjarrit në urgjencën e re.

Opozita ka akuzuar Ficon për skandalin, kurse deputetët e PD nuk u lejuan të hetojnë më tej këtë ngjarje të rëndë.

Kreu i opozitës, Sali Berisha, tha se Edi Rama e mori në mbrojtje Ficon, pasi kjo e fundit është motra e ish-partneres së tij.

Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në 'QSUT' është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa drejtoria nuk mori masa pas ngjarjes për menaxhimin pa vonesa të urgjencave. Më shumë se 1 muaj që nga rënia e zjarrit, qytetarët sorollaten, teksa u vonohet ndihma e shpejtë.

Fico u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit. 

Ajo e mori këtë post pas drejtimit të ISHP dhe Komitetit të Ekspertëve. Ajo u akuzua për keqmenaxhim të pandemisë.

Ndërkohë, nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e Albana Ficos, duke u zgjedhur në krye të QSUT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco