Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Berisha: Çështja 'Beleri' është para së gjithash çështje e shqiptarëve

Berisha: Çështja 'Beleri' është para së gjithash çështje e shqiptarëve

09:46, 25/03/2024
A+ Aa A-

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestar, misionarë dhe misionare të dinjitetit të lirisë, shpresës, luftëtarë të paepur kundër një regjimi diktatorial, armik i egër i lirive, të drejtave, dinjitetit dhe qenies tonë.

Ju përshëndes nga zemra, përulem me mirënjohje të pakufishme ndaj jush, për këtë betejë me të cilën ju luftëtarë të vërtetë të një kauze të drejtë u prini shqiptarëve drejt fitores së merituar.

Miqtë e mi!

Edi Rama është sot pushtetari 25 vjeçar më i korruptuar në Europë dhe me gjerë.

Edi Rama ka përdorur 25 vite në pushtet me një urrejtje të pashembullt ndaj shqiptarëve.

Përdor pushtetin mbi të gjitha për ti larguar ata nga Shqipëria, nga vendi i tyre për të rrënuar qenien e tyre.

Përdor pushtetin prej 25 vitesh për tu pasuruar vetë, familjar, i afërt për rilindësit në tërësi.

Përdor pushtetin për të fshehur, qindra milionë euro në kontot ofshore.

Përdor pushtetin për të dhunuar opozitën, për të krijuar Shqipërinë pa opozitë.

Përdor pushtetin për të kontrolluar drejtësinë dhe për të shndërruar atë në një levë, instrument  kundër opozitës dhe qytetarëve.

Përdor pushtetin për të ndëshkuar vetëm ata që don ai.

Miqtë e mi!

Sot Edi Rama urdhëroi burgosjen e Jorgo Goros.

Ju them unë, nuk ka rilindas që nuk vjedh, por Jorgo Goro është kurbani i Olta Xhaçkës, sepse Goro nuk bëri gjë tjetër veç se regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik burrë i Olta Xhaçkës.

Edi Rama, Oltën e mban në parlament.

Natyrisht është aksioner në investimin strategjik të burrit të saj dhe asaj.

Dhe për këtë na bind duke arrestuar Goron se ka regjistruar pronat e saj.

Të dashur miq!

Edi Rama përdor drejtësinë tërësisht në interesat e tij personale, shkatërron marrëdhëniet me një vend fqinj në të cilin jetojnë rreth 1 mln shqiptarë, të integruar që kanë ndërtuar jetën dhe ëndrrën e tyre.

Tani për shkak të qëndrimeve të tij ç’njerëzore, antikushtetuese, antieuropiane ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë.

Miqtë e mi!

Edhe njëherë ju theksoj, çështja Beleri është para së gjithash çështje e shqiptarëve, sepse këtu nuk respektohen parimet universale të të drejtave të njeriut.

Sepse këtu respektohet prezumimi i pafajësisë.

Sepse këtu respektohet manipulimi i fakteve, sepse këtu dënohet vetëm e vetëm për të mbuluar krimet monstruoze dhe mafioze, që Edi Rama dhe klani i tij ka kryer në tokat e himariotëve, duke shitur brigjet e detit.

Miqtë e mi!

Çdo ditë një skandal, çdo ditë një fakt i ri, çdo ditë është një apel të bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim, për të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me qeveri teknike.

Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë të mashtrohet.

Me Edi Ramën nuk zgjedhje.

Me Edi Ramën ka vjedhje të votës.

Me Edi Ramën nuk ka rotacion.

Me Edi Ramën ka bllokim dhe shkelmin të vullnetit tuaj, ndaj ju ftoj sonte kudo që jeni, të bashkohemi në betejë, në mosbindje civile, për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Edhe një herë  ju falënderoj nga zemra për qëndresën tuaj të pamposhtur dhe ju garantoj se Rruga e Shpresës është rruga e fitores, rruga e ngadhënjimit, rruga e të ardhmes.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco