Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë për PD/ Bardhi: Apeli t’i japë fund menjëherë këtij absurdi

Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë për PD/ Bardhi: Apeli t’i japë fund menjëherë këtij absurdi

12:51, 19/03/2024
A+ Aa A-

Një ditë pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për çështjen e Vulës së Partisë Demokratike, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkon nga Apeli shqyrtimin menjëherë, duke thënë se duhet t’i jepet fund këtij absurdi.

“Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjL menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike.

Partia Demokratike e Shqipërisë është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!”, shkruan Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco