‘Sjelljet kafshërore të tij nuk kanë fund’, Vasili për sulmin e Ramës ndaj gazetares: Kryeministri duhet të largohet me forcë

‘Sjelljet kafshërore të tij nuk kanë fund’, Vasili për sulmin e Ramës ndaj gazetares: Kryeministri duhet të largohet me forcë

12:04, 19/03/2024
A+ Aa A-

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta.

Teksa kreu i qeverisë shqiptare jepte një deklaratë për mediat, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump.

Vasili në një postim në rrjetet sociale u shpreh se sjelljet kafshërore të kryeministrit nuk kanë në ndalur, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë “e ka mbushur kupën” dhe duhet të largohet me forcë.

Postimi:

Kafsheri e Rames shtyn me duar si rrugaç gazetaren Ambrozia Meta!

Sjelljet kafsherore te Edi Rames s’kane te ndalur.

Sic e shihni ne VIDEO, Rama, ky i çmendur, shtyn me duar dhunshem gazetaren Ambrozia Meta sepse e pyet per hajduterine e tij me Portin e Durresit.

Po si mund te jete kryeminister nje ordiner i tille qe sillet per faqe te zeze.

Ky e ka mbushur kupen dhe duhet te shtyhet dhe duhet perzene me force siç e meriton sjella e tij kafsherore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco