Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Varhelyi: Si të lëvizim me statusin e vendit kandidat për Kosovën? – Po shohim elemente të reja të eskalimit

Varhelyi: Si të lëvizim me statusin e vendit kandidat për Kosovën? – Po shohim elemente të reja të eskalimit

11:45, 19/03/2024
A+ Aa A-

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se aplikimi i Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ka ngelur në vend kjo për shkak që sipas tij, në Kosovë, po ndodhin veprime eskaluese, ku përmendi vendimin e BQK-së, për operacione me para të gatshme, e që lidhet me përdorimin e dinarit serb.

“Fatkeqësisht ngjarjet e fundit në Kosovë, nuk e bënë fare të lehtë për Këshillin Evropian, që të ia besoj detyrën te Komisioni që ta vlerësoj aplikimin e Kosovës. Ne kemi thënë shumë herë që kurdo që Këshilli ia beson Komisionit ta jep opinionin e tij në këtë aplikim ne jemi gati të bëjmë këtë.Por ne po e shohim shumë qartë se në vend të deeskalimit, ne po shohim shfaqjen e elementeve të reja të eskalimit në atë vend. I fundit është vendimi i Bankes Qendrore, që ndalon një valutë të huaj”, tha komisionari Varhelyi, njofton Klankosova.tv.

Këto komente, diplomati hungarez i bëri kur foli për politikën e zgjerimit të Unionit Evropian, që tha se do të kompletohet kur aty hyjnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe disa tjera, poashtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco