Karamelo: Greqia po shikon se Shqipëria ka nevojë të disiplinohet, meqë synon integrimin në BE

Karamelo: Greqia po shikon se Shqipëria ka nevojë të disiplinohet, meqë synon integrimin në BE

10:24, 18/03/2024
A+ Aa A-

Z. Ligoraq Karamelo, ish-deputet i PBDNJ, është pyetur sot në SYRI TV, gjatë emisionit Kafe Shqeto, nëse e sheh vendimin e fundit të qeverisë greke lidhur me emigrantët shqiptarë atje si pikën më e ulët në veprimtarinë diplomatike midis dy vendeve.

Dhe z. Karamelo ndër të tjera tha: “Unë mendoj se situata e paraqitur nga Stavri (Marko, gazetar) është alarmante, por realiteti gjykoj se nuk është kaq i acartë në kuptimin që kjo qarkore që ka dalë është një qarkore që kërkon të disiplinojë problemet e emigracionit në Greqi.

Fakt është se Greqia ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol shumë pozitiv në drejtim të mikpritjes së emigrantëve sidomos në punësime sezonale dhe ashtu siç u përmend pak më parë, duhet theksuar se të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi sot janë të integruar dhe kanë krijuar një imazh shumë pozitiv në drejtim të punësimeve dhe të jetës së qytetarëve aty.

Fjala është një për një pjesë të emigrantëve, të cilët dorëzojnë dokumentet për t’i legalizuar dhe këtu ka pasur tolerime, sepse është lejuar lëvizja e këtyre emigrantëve edhe pa marrë lejen e qëndrimit, pra vetëm thjesht një vërtetim nga policia që kanë dorëzuar lejen e qëndrimit.

Ky disiplinim, unë mendoj se ka të bëjë, ndoshta lidhet edhe me atë që përmendi Stavri (Marko) - por me tepër ka të bëjë me faktin që tash e tutje mendoj se Greqia po e shikon Shqipërinë si një vend i cili ka nevojë për t’u disiplinuar dhe për t’u trajtuar në lidhje ambiciet që ka ky vend për t’u integruar në Bashkimin Evropian, sepse nuk mund të integrohesh në BE duke pasur probleme me shtetin e së drejtës,  probleme me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, probleme me trajtimin e reformave dhe nuk mund të krijosh fasada në demokraci gjoja sikur ke ecur përpara dhe në fakt realiteti është krejt ndryshe.”/ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco