Vasili: Rama patronazhon qytetarët për vota, por mbylli sytë për plaçkitjen kriminale të tyre nga MCA dhe Final

Vasili: Rama patronazhon qytetarët për vota, por mbylli sytë për plaçkitjen kriminale të tyre nga MCA dhe Final

21:08, 11/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar skemën mafioze të mashtrimit me të 100 mijë qytetarëve nga institucionet financiare.

Vasili është shprehur se që në vitin 2021 mashtrimi kriminal i shoqërive të vogla kredidhënëse është denoncuar nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë si dhe nga dhjetëra qytetarë, që po terrorizohen dhe përndiqeshin vazhdimisht, përmes të gjitha mënyrave të komunikimit.

Postimi:

Rama patronazhon qytetaret per vota, por mbylli syte per plackitjen kriminale te tyre nga MCA dhe Final!

Skema mafioze gjigande e mashtrimit te rreth 100 mije qytetareve nga institucionet financiare jo banka MCA dhe Final eshte nje skandal mafioz me dimensione te frikshme.

 A njihej skandali?

Pergjigja eshte nje PO shume madhe.

Qe ne vitin 2021 mashtrimi kriminal i shoqërive të vogla kredidhënëse është denoncuar nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë si dhe nga dhjetëra qytetarë, që po terrorizohen dhe përndiqeshin vazhdimisht, përmes të gjitha mënyrave të komunikimit.

 Po Qeveria e Edi Rames cfare beri?

Qeveria e patronazhisteve te Rames qe per votat perpiqen te dijne edhe sa pako shqer e fasule kane njerezit ne shtepi mbylli syte me qellim dhe lejoi thellimin dramatik te situates.

Mosveprimi qe ne sinjalizimet e para te cilat jane bere publik edhe ne media eshte nje pergjegjesi shume e rende.

Sot pas kaq vitesh bejne sikur interesohen nderkohe, qe dëmi ka marre permasa katastrofike dhe jane demtuar dhjetra mijra qytetare.

 Po Organet e Hetimit ,SPAK Prokurori?

Akoma me mizerabel dhe skandaloz eshte reagimi i organeve te hetimit.

Keto organe qe nga njoftimet e bera publike vite me pare duhet te kishin filluar me urgjence absolute hetimin kryesisht, por nuk e bene kurre.

 Po Banka e Shqiperise cfare beri?

Mund te thuhet me plot gojen institucion inekzistent dhe sepse kishte te gjitha mekanizmat per te mbyllur denoncuar ne organet e hetimit keto veprimtari kriminale, dhe te shpetonte qytetaret, por nuk e beri kurre.

KONKLUZIONI!

     Shteti eshte krejt i rene ne te gjithe komponentet e tij.

Patronazhimi i Edi Rames aq syhapur per vota mbyll syte qellimisht perpara veprimtarive kriminale kunder qytetareve.

Drejtesia nje mekanizem i kapur dhe i politizuar qe nuk ndihmon aspak qytetaret por thjesht permbush urdherat politike te Rames ne funksion te pushtetit te tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco