Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Deklaratat e diplomatit për 'non gratën' e Berishës/ Avokati: Procesi është nul, nuk ka efekt ligjor

Deklaratat e diplomatit për 'non gratën' e Berishës/ Avokati: Procesi është nul, nuk ka efekt ligjor

23:21, 17/03/2024
A+ Aa A-

Pas deklaratave të Philip Hughes anëtarit të Komisionit të Ambasadorëve Amerikanë në një intervistë për "Voa", ku u shpreh se vendimi i shpalljes non grata për ish-kryeministrin Sali Berisha duhet rishqyrtuar, ka reaguar avokati Genc Gjokutaj.

Gjokutaj tha se sipas Hughes procedura e ndjekur është jo transparente dhe në kundërshtim me praktikat e shtetit amerikan.

Gjokutaj thotë se në bazë të deklaratave të diplomatit procesi ndaj Berishës është nul nga pikëpamje ligjore.

Kështu ai e quan atë një proces politik.

“Zoteria ne intervisten e transmetuar sot nga VOA eshte Philip Hughes anetar i Komisionit te Ambasadoreve Amerikane!

Ai zbulon dhe sqaron se procedura e ndjekur nga administrata Blinken me rastin e shpalljes non grata te z. Sali Berisha eshte jo transparente dhe ne kundershtim me praktikat qe shteti amerikan ka ndjekur ne raste analoge! Ai deklaron se z. Berisha i eshte hequr e drejta e njohjes me provat dhe faktet dhe per rrjedhoje edhe e drejta e mbrojtjes! Po keshtu ne padijeni ështe edhe Kongresi Amerikan!

Shkurt procesi ndaj z. Berisha eshte nul nga pikepamja ligjore dhe si i tille nuk ka efekt ligjor!

Duke mos qene ligjor ai mbetet nje proces politik!”, shkruan Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco