Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama sulmon 'Rai 3' dhe opozitën

VIDEO/ Berisha: Ditën e martë ftoj çdo të ri dhe të re te Bashkia e Tiranës. Bashkia është e juaja, nuk është e hajdutëve

20:28, 11/05/2024
A+ Aa A-

‘Bashkia është e juaja, nuk është e hajdutëve’.

Lideri i opozitës Sali Berisha ka ftuar të rinjtë dhe të rejat në protestën e ditës së martë tek bashkia e Tiranës. ‘Beteja jonë është betejë për të ardhmen e çdo të riu dhe çdo të reje shqiptare’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Më lejoni të garantoj të rinjtë, të rejat se me një program të përqendruar do bëhet gjithçka për punësimin e tyre, me stimuj të veçantë për çdo sipërmarrës për punësimin e tyre.

Për shkollimin e përgjithshëm dhe profesional, universitar të të gjitha llojeve.

Do bëhet gjithçka për të lehtësuar fillimet e jetës së tyre familjare, kreditë, strehimi dhe një seri masash të tjera që Shqipëria përsëri të rritet nga viti në vit.

Që të rinjtë shqiptarë, ëndrrat e tyre më të bukura t’i shndërrojnë në të ardhmen e tyre, familjeve të tyre dhe të Shqipërisë.

Miqtë e mi, e gjithë kjo varfërim i madh dhe i tmerrshëm i kombit me të rinjtë ka një shkak madhor: vrasjen e shpresës së tyre.

Së pari me varfërimin e vazhdueshëm të familjeve të tyre.

Me mbylljen e dyerve të universiteteve për ta.

Me tarifat e papërballueshme në universitete.

Me mungesën e mundësive të punësimit dhe të krijimit të familjeve në vendin e tyre.

Kjo politikë ka në epiqendër vjedhjen, vjedhjen, vjedhjen e financave dhe pasurive publike nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe ministrat e tyre.

Beteja jonë është betejë për të ardhmen e çdo të riu dhe çdo të reje shqiptare.

Është betejë për dinjitetin ne çdo të riu dhe të reje shqiptare.

Beteja jonë kundër njeriut që ka zhdukur me Edi Ramën, 135 milionë euro me djegësin e Tiranës, është betejë për të çliruar të ardhmen e tyre.

Beteja kundër njeriut që ka vendosur modelin e vjedhjes 100 përqind me familjarët dhe banditët rreth tij, është betejë për rrogat, pensionet e familjarëve dhe të punësuarve të të rinjve shqiptarë.

Beteja jonë kundër këtyre hajdutëve që poshtërojnë dhe shkelmojnë mbi shqiptarët, është betejë për dinjitet njerëzor. Është betejë për të ardhmen.

Ndaj dhe ditën e martë, ftoj çdo të ri dhe të re te Bashkia e Tiranës. Bashkia është e juaja, është e qytetarëve, nuk është e hajdutëve. Nuk është e kusarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco