VIDEO/ Berisha: Skavica u kushton shqiptarëve 1 mld euro, Rama po sillet si pushtues barbar

20:21, 11/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha tha se projekti për Skavicën do u kushtojë qytetarëve shqiptarë 1 mld euro.

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se kreu i regjimit, Edi Rama, ishte në Dibër, por nuk foli asnjë fjalë për Skavicën

“Në Dibër foli për opozitën, por nuk foli një fjalë për Skavicën.

A e dini o miq se Skavica përveçse përmbyt rreth 37 fshatra, përveçse shpërngul nga Dibra dhe Shqipëria mbi 20 mijë banorë, do peshojë mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë, do rëndojë mbi supet e qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro.

Kostoja për ndërtimin e Skavicës, nga 360 milionë u rrit në 500 dhe ka përfunduar në 1 miliard.

Asnjë pushtues barbar nuk do mund të sillej në këtë mënyrë ndaj qytetarëve të vendit të pushtuar.

Ai e bën sepse qytetarët për të janë për t’u vjedhur, janë për t’u mashtruar, janë për t’u përzënë nga vatrat e tyre.

Të dashur miq, ai e bën këtë se ky vend nuk ka drejtësi, sepse ai drejtësinë e ka shndërruar në një seksion të partisë së tij të krimit.

Seksion i cili ndëshkon vetëm ata që i përcakton Edi Rama.

Ai e bën këtë sepse ai edhe kur korrupton kryezbuluesin e SHBA, kur faktohet se ka hequr licenca dhe dhënë licenca në akt korruptiv ndaj tij, se i ka dhënë 225 mijë dollarë, përsëri për të nuk ka drejtësi.

Drejtësia nuk ekziston, drejtësia ekziston vetëm në SHBA.

Atje ai dënohet,  McGonigal dënohet me rreth 3 vjet, kurse Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët me një cinizëm ekstrem.

Vazhdon t’i vjedhë ata, t’i mashtrojë ata, t’i përzërë ata nga vendi”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco