VIDEO/ Berisha: Rama korruptoi McGonigalin dhe ai u dënua me rreth 3 vjet burg. Kurse ky vazhdon të korruptojë McGonigalër të tjerë

19:02, 06/03/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se, Edi Rama po vazhdon të korruptojë McGonigalër të tjerë.

Berisha deklaroi se, Rama e korruptoi McGonigalin dhe ky i fundit po bën tre vite burg.

Pjesë nga fjala e krejt të PD-së, Sali Berisha:

Ndaj dhe çdo shqiptar, që e ndjen veten të detyruar ndaj këtij vendi, ndaj familjes, por edhe ndaj paraardhësve të tij, duhet të mobilizohet, duhet të bashkohet me ne, për të ecur drejt një qeverie teknike, e cila duhet të garantojë zgjedhje të barabarta, të ndershme, për të gjithë shqiptarët.

Vetëm ne mund të realizojmë këtë objektiv.

Të mos presim kurrë se do të vijë njeri të votojë për ne.

Të mos presim kurrë se Edi Rama nxjerr mësime nga krimet që ka kryer.

Por të marrim fatin tonë në dorë.

Edhe njëherë, të trokasim në çdo votë dhe në çdo zemër shqiptari.

Të bashkohemi në mosbindje civile me të gjitha metodat e saj gjersa të gjunjëzojmë këtë kalbësirë që përfaqëson krimin, përfaqëson shkelmimin e interesave të shqiptarëve, përfaqëson aleancën e pushtetit me krimin, përfaqëson pushtimin më të egër që ka shpopulluar shqiptarët ndonjëherë në historinë e tyre.

Me këtë rast, unë u bëj thirrje emigrantëve tanë, diasporës shqiptare, i rikujtoj diasporës rolin e saj të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste, mbajtjen gjallë të shpirtit të lirisë.

Por i them nga ana tjetër se kjo diktaturë që bazohet në aleancë me krimin, vjedhjen e shqiptarëve dhe drogën, ka fuqi shkatërrimtare po aq të madhe dhe më të madhe se diktatura komuniste.

Vërtet kjo nuk ka kampe përqendrimi dhe skuadra pushkatimi, por kjo ka banda ekzekutimi, ka skuadra të rrëmbimit të votave, ka polici politike të votës, ka gjykata dhe prokurori identike me ato që kishte diktatura e parë.

Mos harroni të dashur shqiptarë kudo që jeni: Kryeministri aktual korruptoi McGonigalin dhe ai u dënua me rreth 3 vjet burg. Kurse ky vazhdon të korruptojë McGonigalër të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco