Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Berisha: PD, një forcë e bashkuar që tmerron Ramën! Ne do zbatojmë programin për çeljen e dyerve të Europës

18:58, 06/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar se sot PD është e bashkuar dhe kjo forcë tmerron Edi Ramën.

Në protestën maratonë në mbështetje të tij në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha premtoi se zbatimi i programit të PD-së do të çelë dyert e Europës.

Berisha: Miqtë e mi, Shqipëria sot është e ngërthyer nga varfëri, nga vjedhje e madhe e pasurive të saj, nga dhunimi i votës së lirë, nga propaganda e mashtrimit dhe falsifikimit.

Por, ju çdo natë, në parlamentin e lirisë, u thoni shqiptarëve të vërtetat.

Çdo natë, zëri juaj dëgjohet në të katër anët e Shqipërisë.

Çdo ditë që kalon, i shkurtohet jeta regjimit të krimit.

Asgjë nuk do pengojë PD-në pa realizuar së bashku me opozitën qëllimet e veta.

Ju jeni dëshmitarë, ne na u imponua një proces unik në historinë e Europës.

Por idealet tuaja, shpirti juaj guximtar triumfoi mbi të.

Sot, PD është një forcë e bashkuar që tmerron Edi Ramën.

Ju garantoj se ky bashkim i luftëtarëve të vendosur për të shpëtuar Shqipërinë, do përfshijë jo vetëm të gjitha forcat e vërteta politike opozitare, por mbarë shoqërinë shqiptare, elektoratin shqiptar. Demokratë, socialistë, gri dhe cilido qoftë ai.

Qëllimet tona janë të thjeshta, janë të ndershme, janë vendimtare.

Ne kemi dhe do të kemi programin ekonomik më të shkëlqyer që ka pasur Shqipëria.

Por mbi të gjitha, ne duhet t’u kthejmë shqiptarëve të drejtën e votës së lirë.

U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos harrojnë se çdo program i yni për dy-tre fishim të rrogave, për shumëfishim të vendeve të punës, për luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, për transparencë të plotë dhe luftë kundër korrupsionit, për infrastrukturë moderne, për mirëqenie në rritje, për shndërrimin e pasurive të kësaj toke të bekuar në mirësi të vërtetë për qytetarët shqiptarë, se programi ynë për çeljen e dyerve të Europës, të mbyllura nga korrupsioni, vjedhja, dhunimi i votës nga Edi Rama.

Të gjitha këto, garantimi i një drejtësie të pavarur, që mbron lirinë dhe të drejtat e qytetarëve nga abuziviteti, garantimi i një arsimi cilësor, dalja nga kjo rrokullisje e tmerrshme e tij, e një shërbimi cilësor shëndetësor që meritojnë qytetarët.

Miq, të gjitha këto kanë vetëm një kërkesë, kanë vetëm një kusht, largimin e Edi Ramës dhe votën e lirë të shqiptarëve.

Të gjitha këto, në rast se nuk largojmë Edi Ramën, mbeten ëndrra të pavlera për qytetarët shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco