Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ministri i Financave, Ervin Mete paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

17:47, 06/03/2024
A+ Aa A-

Përmes një hyrje preferenciale përfshirë edhe oraresh, Ervin Mete ministër i Financave në kabinetin qeveritar, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme të mërkurën e 6 marsit.

Ai ka qëndruar për 1 orë e 30 minuta në SPAK, dhe pas daljes nga organi i akuzës, refuzoi ti përgjigjej interesit të mediave lidhur me arsyen e thirrjes në Prokurori.

Burime jo zyrtare konfirmuan se bëhet fjalë për çështjen e inceneratorëve, dhe thirrja ka qenë në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Emri i Ervin Metes rezulton në konkluzionet e akt-ekspertimit të kompjuterit të bosit të inceneratorëve, në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto.

Në atë kohë, Mete ishte zv ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe i ka dërguar disa email-e kompanisë koncesionare që do të fitonte koncesionin për ndërtimin e inceneratorëve. Përmbajtja e këtyre email-ve është mbajtur hermetike nga SPAK. Këtë të mërkurë, thirrja e tij është bërë nga prokurorët që drejtojnë hetimet për çështjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Lidhur me prezencën e Metes në SPAK, bëhet e ditur se është paraqitur rreth orës 15:30, duke iu shmangur syrit të mediave të cilat kishin informacione se fletë-thirrja mbante të shënuar orarin e paraqitjes në 09:00 të mëngjesit. Por me kërkesë të ministrit me argumentin e axhendës së ngarkuar, u rakordua që të paraqitej në kufinjtë e orarit zyrtar të aktivitetit të Prokurorisë së Posaçme teksa dalja e tij ndodhi rreth një orë pas mbylljes se dyerve të SPAK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco