Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Bozdo: Nafta e Shpiragut e paleverdishme ekonomikisht, Rama fliste si kryeministri i Norvegjisë

17:41, 06/03/2024
A+ Aa A-

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga koha kur pritej që Shqipëria ‘të përmbytej nga nafta e Shpiragut’, dukej se Edi Ramës po i del një tjetër gënjeshtër, ajo e naftës.

Kjo ishte edhe temë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ku i ftuar ishte edhe anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo.

Gjatë diskutimit, Bozdo u shpreh se, edhe pse ka rezervë nafte, nxjerrja e saj nuk është e leverdishme ekonomikisht.

‘Rezerva nuk paraqet interes ekonomik. Dhe mesa duket kjo do të sjellë për fat të keq, në tërheqjen e Shell, çka nëse nuk do të bënte lajm, nëse nuk do të keqpërdorej e gjitha kjo politikisht nga kryeministri dhe qeveria e tij.

Në botë zbulohen 100 rezerva, por dhjetë prej tyre janë të leverdishme ekonomikisht.

Kjo naftë për momentin nuk përbën sens ekonomik.

Në mes të fushatës elektorale Rama filloi të flasë si kryeministri i Norvegjisë, po thoshte se do të krijojmë fondin sovran, do të ndërtojmë shkolla etj. Keqpërdorja që i bëri realisht të linte pa frymë.

Ekspertët që e ndiqnin nga afër mendonin se, ky mund të kishte informacione që Shell nuk i ka bërë publike ose ky praktikisht gënjen. Faktikisht doli e dyta.

Këto janë kompani shumë serioze dhe aksionet e tyre janë në bursën më të madhe.

Shell ka 200 projekte që ndjek në të gjithë botën dhe nuk financohen të gjitha, por ato kanë sens ekonomik’, tha Eno Bozdo në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco