VIDEO/ Zhulali: Rama është i dënuar indirekt në SHBA, spektaklet me samite nuk e shpëtojnë dot

16:55, 04/03/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi pritshmërinë e zgjedhjeve presidenciale në SHAB dhe impaktin që do të ketë në Shqipëri ishte Drejtuesja e Departamentit me Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Ilda Zhulali.

Zhulali është shprehur se këshilltari i Ramës po hetohet në SHBA edhe në lidhje me korrupsionin me kompanitë kineze në të cilat bën pjesë dhe djali i presidentit të SHBA-së Hunter Biden.

"Si në McGonigal në rastin e korruptimit si nga rusët po ashtu dhe nga Rama  tashmë është një person i dënuar në SHBA. Në një nga dënimet që ka marrë McGonigal është sepse ai u korruptua nga Rama dhe indirekt edhe kryeministri ynë është i dënuar indirekt.

Në SHBA është dhe një proces gjyqësor ndaj Hunter Biden ku i njëjti person që ishte ish këshilltar i kryeministrit është një person që vazhdon të përdorë mekanizmit e korrupsionit për interesa të ndryshe dhe lidhjet e tij me kompani kineze që janë nën sanksione në SHBA por edhe lidhjet me Ramën.

Rami si juridikisht si politikisht është i ekspozuar dhe me njollë në SHBA pavarësisht që ai po mundohet ta mbyll me spektakle politike dhe Samite në Tiranë, por e ka të kotë pasi nuk shpëton dot. Shqiptarët kanë arritur në një pikë ku e kanë ndare marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA-në dhe marrëdhëniet klinteliste të Ramës me linja korruptive në SHBA. Kemi parë disa fije të qeverisë Rama të lidhura me interesa ruse edhe në ditët në vazhdim do të shohim të reja në lidhje me këto gjëra."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco