Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

KAFE SHQETO/ Arrestimi pa kriter i turistëve, avokati: Jemi shumë mbrapa

09:26, 01/03/2024
A+ Aa A-

Avokati Anton Kosteri, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur në lidhje me keqtrajtimin e turistëve në Shqipëri.

Sipas avokatit, edhe me Malin e Zi jemi shumë mbrapa dhe jo më me Greqinë apo shtete të tjera si Italia apo shtete të tjera të BE që presin numër shumë të madh turistësh.

‘Trajtimi jo i mirë që u bëhet dhe arrestimi pa kriter që u bëhet turistëve nga institucionet shqiptare, bëhet për statistika dhe jo për të luftuar këto lloje fenomenesh’, u shpreh avokati Kosteri.

Kosteri: Vetëm në Malin e Zi të shkosh, shihet qartësisht ndryshimi në kulturën e hospitalitetit që u bëhet turistëve krahasuar me atë që ne kemi në Shqipëri. Edhe me Malin e Zi jemi shumë mbrapa dhe jo më me Greqinë apo shtete të tjera si Italia apo shtete të tjera të BE që presin numër shumë të madh turistësh.

Trajtimi jo i mirë që u bëhet dhe arrestimi pa kriter që u bëhet turistëve nga institucionet shqiptare. Vetëm kohët e fundit kam pasur disa raste ku turistë apo shqiptarë që kanë jetuar shumë vite në vendet e BE janë arrestuar për pije alkoolike, pasi kanë pirë dy gota dhe pastaj kanë drejtuar automjetin në gjendje të dehur apo për gramatura shumë të vogla të lëndëve narkotike siç janë kokaina apo kryesisht hashashi në sasi shumë të vogla arrestohen, dërgohen në polici, mbahen disa orë apo disa ditë derisa dalin para gjykatës dhe unë mendoj që kjo do e dëmtojë turizmin shqiptar nqs institucionet shqiptare, kryesisht Ministria e Brendshme nuk tregon kujdes nëpërmjet Policisë së Shtetit për të ndaluar këto lloj arrestimesh të panevojshme për shtetin tonë, nuk kanë asnjë interes në luftën e këtyre lloje kriminalitetesh dhe nuk dëmtojnë shoqërinë tonë.

Unë mendoj se arrestimi i këtyre personave bëhet më shumë si një statistikë për të rritur statistikat e çështjeve të fituara të Policisë së Shtetit.

Për të luftuar fenomene të tilla duhet të luftohet me mjete të tjera dhe jo me statistika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco