Bumçi: Mbrojtja fasadë e Ramës po bie, shqiptarët e kanë kuptuar propagandën

17:43, 29/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar shkrimin e medieve botërore në lidhje me regjimin autoritar që Rama ka instaluar në Shqipëri ishte anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi.

Bumçi është shprehur se artikulli flet për drogën, pastrimin e parave, korrupsionin fakte të konfirmuar nga DASH ku shprehet se Shqipëria është kthyer bazë kryesore e drogës në europë.

"Proceset politike ndërkombëtare nuk ecin me shpejtësinë e mendimit tonë, të lodhur kanë kaluar në 10 vite në këtë gjendje dhe njerëzit kërkojnë një ndryshim të shpejtë.

Artikulli flet për McGonigal, ai është faktuar nga drejtësia amerikane ku u vërtetua se është korruptuar nga Edi Rama, artikulli flet dhe për drogën dhe pastrimin e parave fakt ky i konfirmuar nga DASH ku shprehet se Shqipëria është kthyer bazë kryesore e drogës në europë.

I gjithë artikulli është konfirmim i fakteve të pranuar botërisht, Freedomhouese thotë që ky është një regjim hibrid dhe i vetmi vlerësim është reforma në drejtësi. Shqipëria është në vendin e 133 në botë për kontrollin e qeverisë nga gjyqësori. Reporterët pa kufij kanë reaguar për ndalimin e gazetarit Qyno nga drejtësia dhe këto të dhëna që ka artikulli janë të faktuar sot tashmë.

Ajo mbrojtje fasadë që Rama kishte blerë nëpërmjet Sorosit tashmë po rrëzohet. Shqiptarët dhe demokratët i dolën në mbështetje Berishës pas shpalljes nongrada se ishte një vendim i lobuar nga qarqe që Rama i ka paguar. Mendoj qe vrasja e frikës është proces por padyshim kjo shoqëri ka treguar një nivel qytetarie të jashtëzakonshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco