VIDEO/ Berisha: Samiti u zhvillua pa flamuj kombëtarë. Kjo sepse Putini i vogël nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës

19:07, 28/02/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se, samiti në Tiranë u zhvillua pa flamuj kombëtarë, sepse Aleksandër Vuçic nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, fatkeqësi e vendit të ketë një përfaqësues si Edi Rama.

Samiti u zhvillua, siç e patë ju, pa flamuj kombëtarë.

Asnjë flamur. Pa përmendur emrat e asnjë shteti. Pa përmendur emrat e asnjë vendi.

Kjo për turpin më të madh të Edi Ramës. Sepse kështu diktonte Putini i vogël.

Nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.

Dhe ky nacionalist i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës.

Kjo është një histori turpi për Edi Ramën.

Pra, çfarë është kjo miqtë e mi? Ky është kodi i dy autokratëve, i një padroni dhe një vasali që ngjajnë si pika e ujit me njëri-tjetrin.

Që vjedhin zgjedhjet dhe votën e qytetarëve të vendit të vet, që nuk pranojnë rotacionin, që janë të implikuar në skandalet më të mëdha korruptive.

Që ruajnë lidhjet më të tmerrshme me krimin e organizuar në vendet e tyre, në rajon dhe në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco