Sula: Berisha bëri që Partia Demokratike dhe demokratët të jenë alternativë qeverisëse dhe jo patericë e qeverisë

19:03, 23/02/2024
A+ Aa A-

Safet Sula ish deputet i Partisë Demokratike, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtepisë së liderit demokrat Sali Berisha, u shpreh se Berisha, bëri që Partia Demokratike dhe demokratët të jenë alternativë qeverisëse dhe jo patericë e qeverisë.

Çështja Partizani me të cilën ata menduan se e kishin zën mat Sali Berishën me shkeljet e ligjit rezultoi në dështim diskreditues për të gjithë ata që u investuan në të .

Në sërën e këtyre deshtimeve të turpshme, ata vendosën të burgosin Sali Berishën në shkelje të hapur të ligjit dhe kushtetutës.

Prandaj ne jemi sot këtu në mbështetje të plotë të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha që u bë arsye kryesore që ky asgjësim të mos ndodhte,  dhe Partia Demokratike dhe demokratët të jenë alternativë qeverisëse dhe jo patericë e qeverisë.

Ne jemi këtu, se ne nuk jemi lolo si Lulëzim Basha, i cili deklarohej në aktin e tij të turpshëm për përjashtimin e Sali Berishës, se ''unë nuk mendoj se Sali Berisha është i korruptuar dhe ka dëmtuar demokracinë, por unë jam i detyruar të veproj kundër vullnetit tim''.

Ne ju besojmë syve tanë. Ne i besojmë Sali Berishës dhe jo Edi Ramës dhe McGonigal.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco