Rama tërbohet nga pyetjet e SYRI TV për McGonigal: Ia keni futur kot, do e takoja prapë

19:29, 21/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u tërbua nga pyetjet e gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta për aferën McGonigal.

Ai tha se do e takonte McGonigal sërish, ndërsa tha se për këtë çështje ‘ia keni futur kot’.

“Unë në prononcimet e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë.

E kam takuar dhe do e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë,” tha Rama.

"Te kjo çështje duhet ta pranoni se ia keni futur kot".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco