'Rushaj e Tabaku në protestë', Grigels Muçollari: Nuk e kemi luksin për të përjashtuar askënd

10:15, 21/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të komentuar vërshimin e qytetarëve në protestën e 20 shkurtit ishte anëtari i këshillit kombëtar në PD, Grigels Muçollari.

Muçollari është shprehur se ne si opozitë ose si qëndrim politik kryesia e PD ka marrë një vendim që kushdo që ka dëshirë të bëjë opozitë është i mirëpritur dhe ne nuk e kemi luksin të përjashtojmë askënd dhe në rrugën tonë jemi të hapur të mirëpresim këdo.

Rushaj dhe Tabaku janë eksponent të lartë të PD dhe ta janë deputetë që kanë dalë nga votat e demokratëve. Ne jemi të hapur në këtë aspekt dhe pranojmë çdo kënd që kërkon të bëjë protestë kundër qeverisë dhe do ti ofroja mirëseardhjen çdokujt.

Luli nuk kas asnjë dëshirë për të bërë opozitë dhe normalisht. Ne si opozitë ose si qëndrim politik kryesia e PD ka marrë një vendim që kushdo që ka dëshirë të bëjë opozitë është i mirëpritur dhe ne nuk e kemi luksin të përjashtojmë askënd dhe në rrugën tonë jemi të hapur të mirëpresim këdo.

Lista e PD për deputetë është e qartë se duhet të fitojnë primaret dhe kushdo që vjen e bën një foto nuk është domosdoshmërisht kandidat për deputet në të ardhmen pasi do të duhet të zbresë në bazë dhe të marrë votën e demokratëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco