Vasili për protestën e 20 shkurtit: Rruga është e qartë, Shqipërisë iu rikthye shpresa

Vasili për protestën e 20 shkurtit: Rruga është e qartë, Shqipërisë iu rikthye shpresa

10:02, 21/02/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar disa fotografi të protestës së madhe të djeshme të opozitës. Vasili shprehet se rruga e opozitës është tashmë e qartë dhe se Shqipërisë i është rikthyer shpresa.

Vasili thotë se populli do të vendosë demokracinë e vërtetë, duke rrëzuar Rilindjen e krimbur në korrupsion dhe krim.

Postimi i deputetit Petrit Vasili:

Rruga eshte e qarte,Shqiperise ju rikthye shpresa!

Qe nga dje s’ka me asnje dileme, asnje hezitim, asnje medyshje.

Rruga e shtruar nga vullneti mbarepopullor eshte aq e gjere sa askush nuk e imagjinonte dot.

Koshienca mbarepopullore, e pagabueshme si gjithmone, foli e dha nje mesazh aq te forte sa askush nuk mund ta mendonte.

Asnje gojendryshkur mediatik nuk i mberthen dot bullonat e kalbur te germadhes rilindase.

Asnje analist agjitator rilindas, qe ushqehet me para’ inceneratoresh apo rroga keshilltaresh nuk i qep dot zhelet e korrupsionit rilindas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco