VIDEO/ Noka: Banditët me uniformë shfrynë dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm në emër të Ramës e Ballës

10:00, 21/02/2024
A+ Aa A-

Pas protestës së 20 shkurtit, Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për dhunën që policia ka ushtruar ndaj protestuesve të opozitës.

Noka e cilëson këtë akt një barbari dhe kapërcim të ligjit ndaj të pafajshmëve të cilët kanë shfryrë dhunë në emër të urdhëruesve të tyre, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

REAGIMI I PLOTË

Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do i braktisin siç po i braktis Rama bashkëpunëtorët e tij një e nga një.

Do përballen me ligjin dhe demokratët! Asgjë  nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy të rinjve të pafajshëm, z. Andrea Malia e z. Kindi Toli.

Çdo kapërcim ligji do të shpaguhet! Ne nuk e harrojmë këtë dhunë barbare ndaj njerëzve tanë, që protestuan qytetarisht e paqësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco