KAFE SHQETO/ Kepi: Protestë masive, kjo është Shqipëria e revoltës

09:50, 21/02/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte gazetarja Alba Kepi.

Ajo ka komentuar protestën madhështore organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita një ditë më parë.
 
Alba Kepi: Mua ajo që më bëri përshtypje dje, se kemi një vërtetësi, se kishim një Shqipëri reale dhe një Shqipëri ndryshe nga Shqipëria diplomatike. Pra ndryshe nga ajo çka diplomatët, nga ajo çka fjalimet e tyre përcjellin si për mediat ndërkombëtare, ashtu edhe për qeveritë e tyre.

Dje çka pamë në shesh tregoi se ajo ishte Shqipëria e vërtetë, ajo ishte Shqipëria e revoltës, Shqipëria e denoncimit të një qeverie të korruptuar, Shqipëria e shqiptarëve, të cilët kërkojnë atë çka kanë bërë 33 vite më parë, pra, rrëzimin e një sistemi diktature.

Qe një manifestim mjaft masiv, që siç e dëshmuat edhe ju që nuk mund të injorohej, ashtu siç ka ndodhur shumë herë nga mediat e Ramës, nga mediat e pushtetit.

Pra, pikërisht kur ka një përfshirje të tillë, kur ka një qytetari të tillë, kur ka një revoltë, e cila kalon edhe çdo manipulim që mund të bëjnë mediat e kontrolluara, e vërteta përcillet.

Është një manifestim që erdhi pas pesë ditës nga vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken dhe një manifestim, i cili dëshmoi ndryshe nga fjalimet që dëgjuam në atë takim, Shqipërinë, shqiptarët e vërtetë, hallet e tyre, problemet e tyre ishin në atë bulevard, ishin në atë shesh i cili si kurrë më parë përcolli këtë revoltë.

Jemi mësuar që të lexojmë mirë mediat, ata që bëjnë shtrembërimin e së vërtetës për të kuptuar shqetësimin e tyre. Dhe shqetësimi i tyre ishte të manipulonin me idenë apo më revoltën, temën kryesore që bashkoi shqiptarët në shesh, i cili nuk ishte vetëm padrejtësia, arrestimi i liderit të opozitës, por ishte pikërisht korrupsioni, skandalet, ishte regjimi autokratik dhe rivendosja e një sistemi diktature që po ndodh aktualisht në Shqipëri.

Pra, nëse u munduan të mashtrojnë se shqiptarët ishin në shesh vetëm për liderin e tyre. Asgjë nuk qe e vërtetë. Pasi një pjesëmarrje kaq e masive dhe jehona e saj në mediat ndërkombëtare ku shkruhej se shqiptarët protestonin kundër korrupsionit dhe kundër qeverisjes së Edi Ramës ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco