Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Mediat kryesore botërore pasqyrojnë protestën madhështore të opozitës shqiptare

22:55, 20/02/2024
A+ Aa A-

Mediat kryesore botërore kanë pasqyruar protestën madhështore të opozitës shqiptare mbrëmjen e së martës në Tiranë. 

Gjigandi mediatik amerikan “The Washington Post” thekson se protesta e së martës tregoi gjithashtu mbështetjen për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie.

Në artikuj evidentohen pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës për korrupsion.

SYRI TV

Protesta madheshtore e opozites shqiptare eshte pasqyruar ne disa prej medieve kryesore boterore. Vetem disa minuta pas përfundimit te protestes, Asociated Press ka publikuar artikullin me titull  “Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë antiqeveritare të martën duke akuzuar kabinetin për korrupsion.

Artikulli thekson se Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33 vjet nga rrëzimi i statujës së diktatorit komunist të vendit, Enver Hoxha.

Gjigandi mediatik amerikan The Ëashington Post thekson se protesta e së martës tregoi gjithashtu mbështetjen për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie.

Artikulli citon liderin e opozites Sali Berisha, i cili duke folur nga banesa e tij, në një fjalim që u transmetua drejtpërdrejt në ekranet e tubimit, akuzoi Kryeministrin Ramën për korrupsion dhe sulme politike. Ai u zotua, shkruan  të rihapë “dyert e integrimit në Bashkimin Europian, të cilat regjimi i Edi Ramës i ka mbyllur”.

Protesta e madhe e opozites shqiptare u pasqyrua edhe ne media te tjera amerikane si ABC neës, San francizsco cronikel dhe nje sere mediesh te tjera. Ne shkrimet e tyre theksohet fakti se që nga tetori, ligjvënësit e opozitës kanë ndërprerë rregullisht seancat e parlamentit për të protestuar kundër refuzimit të socialistëve të krahut të majtë në pushtet për të krijuar komisione parlamentare për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco