Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë, protestë kundër masakrave në Palestinë

SYRI TV/ Protesta, qytetarët shpalosin mesazhe kundër qeverisë: Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

22:51, 20/02/2024
A+ Aa A-

“Do ta bëjmë shqipërinë si gjithë Europa”, “Lironi Liderin e Opozitës”, apo “Ahmetaj foli, Edi Rama jep dorëheqjen”, ishin disa nga mesazhet kryesore të protestës kombëtare të opozitës që u mbajt në Tiranë.

Qytetarët kanë shpalosur mesazhe në gjuhën shqipe dhe angleze, ku ndër to bini në sy parrulla kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, të cilët gjatë muajve të fundit kanë tentuar të asgjesojnë të drejtat e deputetëve të opozitës në Kuvend.

SYRI TV

Protesta kombëtare e opozitës, që mblodhi në shesh qindra mijëra njerëz nga i gjithë vendi, ka përcjellë jo pak mesazhe të rëndësishme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe jo vetëm.

Disa të rinj, që i paraprinë deputetëve të Partisë Demokratike teksa lanë selinë për t`u bashkuar me protestën në bulevard, mbanin në duar një pankartë ku shkruhej: Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë europa”.

“Ahmeta foli, Rama jep Dorëheqjen”, ishte një tjetër mesazh që protestuesit shpalosën duke iu referuar intervistës së dhënë në Syri Televizion nga ish-zëvendës KRyeministri Arben Ahmetaj, i cili akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë si pronarët e inceneratorit të Tiranës.

“Lironi liderin e opozitës”, ishte një tjetër mesazh i protestuesve, referuar arrestimit të kreut të PArtisë Demokratike Sali Berisha, për shkak të proceseve poltik, ndërsa në protestë ishte pjesëmarrëse vajza e tij, Argita Malltezi.

Në protestë nuk kanë munguar as mesazhe drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së kuvendit Lindita Nikolla, të cilët prej disa muajsh kanë tentuar t`i mbyllin gojën deputetëve të opozitës në Kuvend. “Vrasës i Pluralizmit”, “Ri Lind PArlamenti”. “Me leje zysh linda, të dalë pak jashtë”, apo dhe “Shqipërisë i dalim Zot”, ishin disa mesazhe të tjera të cilat protestuesit i shpalosën gjatë tubimit madhështor të mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në protestë nuk kanë munguar edhe grupe intersi si “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, banorët e Himarës të cilët në një mesazh shkruanin Himara zgjodhi Fredi Belerin për kryetar”, apo edhe banorë të Laprakës dhe zonë së 5 Majit, të cilëve bashkia e Tiranës u mori pronën duke i lënë në qiell të hapur.

Në protestë nuk kanë munguar edhe mesazhe të tjera, si: “Durrësi Proteston”, Miloshevic kasapi i ballkanit, Rama kasapi i Shqipërisë, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco