'Sot, o bën opozitë reale në shesh, o zgjedh divanin! Rrugë të mesme në kohë sfidash nuk ka'

'Sot, o bën opozitë reale në shesh, o zgjedh divanin! Rrugë të mesme në kohë sfidash nuk ka'

14:24, 20/02/2024
A+ Aa A-

Nga Grigels Muçollari.

Sot është dita për të ndarë mendjen, për të bërë secili një zgjedhje. Sot o bën opozitë reale në shesh o zgjedh divanin dhe ekranin. Rrugë të mesme në kohë sfidash nuk ka.
Unë mendoj se është momenti për të mbajtur qëndrim ndaj shtetit. Këtë ia them çdo shqiptari.

Ia kam sugjeruar rrethit tim të miqve, por edhe kalimtarëve me të cilët kam biseduar këto ditë gjatë shpërndarjes së fletëpalosjeve informuese. Për të protestuar nuk duhet të presim që opozita të jetë ajo idealja që secili ka në mendje. Për të protestuar madje nuk ka nevojë të shikosh më parë listën e pjesëmarrësve. Në protestë secili duhet të dalë për arsyet e veta. Ka qindra arsye përse shqiptari duhet të protestojë. Le të mjaftojë një prej tyre për ta nxjerrë nga vetja, se shumë i duruar është treguar.

Çdokush që zgjedh të protestojë sot në 17:30 ka motive personale. Ashtu duhet të jetë. Askush nuk mund të gjykojë arsyet e tjetrit. Duhet t'i mjaftojnë të vetat. Gur gur bëhet kalaja, thotë ky popull. Prandaj bëhu gur i rëndë në vendin tënd! Trego veten duke i treguar vendin atij që të vjedh në çdo faturë, që të ironizon, të nëpërkëmb e të përul, kur në fakt duhet të të shërbejë, të të ndihmojë e lehtësojë jetesën. Sot e ke mundësinë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco