SYRI TV/ PD denoncon ndërtimet në Parkun e Divjakës, Zhupa tregon foto të projektit ‘Kingcoast'

13:57, 20/02/2024
A+ Aa A-

Deputetja demokrate Ina Zhupa, foli këtë të martë për shkatërrimin e Parkut Kombëtar të Divjakës. Në një deklaratë për shtyp ku iu referua investigimeve sesi ndërtimet do të shkatërrojnë Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe zonat e mbrojtura në vendin tonë, Zhupa tha se Rama po e trajton Shqipërinë si plaçkë për oligarkët, ndaj u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 20 shkurtit para kryeministrisë.

Nga SYRI TV

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, përmes një deklarate për mediat u ndal në shkatërrimin e Parkut Kombëtar të Divjakës. Duke iu referuar një investigimi që nxjerr në pah se projekti ‘Kingcoast Divjaka’ pritet të prekë jo vetëm një pjesë të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, por të gjithë territorin e tij deri pranë grykëderdhjes së Shkumbinit, Zhupa tha se kryeministri Rama po e trajton Shqipërinë si plaçkë për oligarkët e tij.

Sipas Zhupës kjo është një arsye më shumë për të protestuar, ndaj u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 20 shkurtit përpara kryeministrisë.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco