VIDEO/ Genc Gjokutaj: Nga nesër duhet të radikalizohet protesta dhe mosbindja civile

18:18, 19/02/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në ‘Taks Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, deklaroi se protesta e nesërme e opozitës duhet te jetë bilbili i nisjes së revolucionit dhe duhet të radikalizohet situata.

Sipas Gjokutajt, PD duhet që ta kuptojë se nuk ka shumë kohë, sepse Edi Rama ka nisur fushatën.

‘Përçarja e PD-së dhe arrestimi i Sali Berishës janë të financuara nga kjo mazhorancë.

Mazhoranca deri dje bëri ofensivën për ta përçarë dhe sot që u bashkua thotë mekanike.

Ka që thonë se, edhe arresti i Berishës është taktitë e gabuar ligjore në mbrojtjen e tij.

Pra çfarë prodhon Rama është organike, dhe çfarë nuk miraton dhe nuk bën Rama është mekanike.

Është një proces që ka treguar ADN-në e saj. Sigurisht si proces, qoftë edhe teknologjik ka mbetjet e veta dhe ju e dini se kush janë mbetje, të cilat asnjëherë nuk riciklohen për lëndë të parë.

Demokratët sigurisht në çdo rënie, në fillim rrotullon kokën, merr ekuilibrin dhe PD e anëtarësia e saj e kanë marrë dhe nesër dalin në shesh.

Nesër është bilbili i fillimit të ndeshjes, duhet të nisë treni i revolucionit dhe të radikalizohet situata.

Që nga greva e urisë së deputetëve, bllokimi i rrugëve, mosbindja civile sepse ky nuk ndalet me votë.

PD duhet ti thërrasë mendjes se nuk ka shumë kohë. Edi Rama është në fushatë.

Kryeministri ynë i jep mend Europës tani, është mbreti lakuriq.

Një njeri që mban peng nuk ka detyrim ligjor që ta pengojë pengu. Mendoj se Z. Berisha do të jetë në komunikim me qytetarët.

Me mungesën e tij do të jetë një frymëzim’, tha avokati Genc Gjokutaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco