VIDEO-SYRI TV/ 16 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Mustafaj: PD gjithmonë pranë Kosovës

17:22, 17/02/2024
A+ Aa A-

Departamenti Brain Gain në PD organizoi këtë të shtunë një aktivitet për 16 vjetorin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur. Në aktivitetin kus ish të ftuar historian studiues, deputetë e të rinj u fol për mbështetjen që PD i ka dhënë ndër vite Kosovës, për politikan antikombëtare të Ramës kundër saj, dhe faktin se sot Kosova është sërish e rrezikuar nga falangat e Millosheviçit.

Nga SYRI TV

Në 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, departamenti ‘Brain Gain’ në PD, organizoi këtë të shtunë një aktivitet me të rinj, studiues e historinë për të folur lidhur me rrugëtimin e Kosovës dhe rrugën e saj të vështirë për ta arritur njohjen si shtet i pavarur.

Drejtuesi i këtij Departamenti, Andi Mustafaj në fjalën e tij, foli për Rolin dhe mbështetjet e kahershme të PD ndaj Kosovës, ndërsa të ftuar në panel, ish ambasadori Mal Berisha, deputetet Tomor Alizoti, dhe historian Ardian Muhaj, folën për rrezikun që i kanoset sërish Kosovës nga falangat e Milloshevishit, dhe politikat që Edi Rama ka ndjekur kundër Prishtinës

Ndërkohë në këtë aktivitet u realizua edhe një lidhje Skype me studiuesin, historianin dhe mendimtarin Sër Noel Malcon, i cili ka shkruar edhe librin me titull “Kosova Historia e Shkurtër”, ku thuhen të vërtetat e paçrrënjesora të Kosovës, të cilat kanë ndikuar në njohjen e saj nga Perëndimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco